Aurela Gaçe, zbulon gjininë e fëmijës

Lajmin e gëzuar për pritjen e një fëmije tjetër ajo e dha pak kohë më parë.
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe sot ka zbuluar gjininë e fëmijës së dytë. Kush ka vajza botën ka. Dhe këngëtarja është po aq e lumtur që do të bekohet me një tjetër vajzë dhe se vajza e saj 4 vjeçare, Grace do të bëhet me një motër. Mami Aurela është përkushtuar maksimalisht, me durim e dashuri për të bërë shkrimin me gurë në fustanin që ka veshur në foto. Lajmin e gëzuar këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, e dha nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Po vjen? PRINCESHA tjeter. Zoti na dha mundesine te behemi prinder te nje vajze 4 Vjet e gjysem me pare….e tani ajo do te behet me nje moter te vogel. Ne jemi shume te lumtur per dhuraten e Zotit. Zot faleminderit qe e kam kete mundesi, mundesine ti jap jete nje krijese tjeter ..mundesine ti dhurojme Grace nje moter qe kam me bindjen qe do ta duan shume njera – tjetren. ( oh se harrova. E bera vete gjithe ate shkrim me gure ne fustan. I ngjita nje nga nje me durim e shume dashuri)
Uroj nga thellesia e shpirtit qe nje lajm te tille ta marrin sa me pare ato vajza qe mezi presin te behen nena. Zoti ja u dhente kete mundesi”, shkruan Aurela e lumtur.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë