Autobusi me udhëtarë kosovarë në “Rrugën e Kombit” merr flakë nga temperaturat e larta

Një autobus sot është përfshirë nga flakët në “Rrugën e Kombit”, gjersa po vinte në Kosovë nga Shqipëria, po që fatmirësisht të gjithë udhëtarët kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.

Këtë e ka bërë të ditur agjencioni turistik “Ariani” nga Mitrovica, autobusi i së cilës është djegur teksa po udhëtonte në relacionin Durrës-Mitrovicë, transmeton Veriu.info.

“Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera.

Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm.

Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta.

Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin sipas orareve të parapara”, thuhet në njoftimin e kompanisë turistike “Ariani”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme