Autobusi shpërthen në flakë, vdesin 26 udhëtarë (Foto)

Një autobus i udhëtarëve i Tajvanit, i cili po barte turistë nga Kina, është përplasur në rrethoja të një autostrade rrugës për në aeroport dhe ka shpërthyer në flakë, duke vrarë të gjithë 26 personat në bord, thonë autoritetet në Tajvanë.

Autobusi po barte 24 turistë në një udhëtim tetë ditorë të organizuar nga një agjenci e udhëtimit në provincën verilindore të Kinës, Liaoning, thanë autoritetet në një komunikatë, përcjell Express.

Shoferi dhe udhëzuesi i ekskursionit, të dy nga Tajvani, po ashtu kanë vdekur.
“Zjarri u përhap shumë shpejt. Të gjithë 26 personat kanë vdekur,” tha Lu Jui-yao, zyrtar i Zyrës së Policisë në Autostradën Kombëtare.

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë