Autori i sulmit në Strasburg në arrati

Qindra policë janë vënë në ndjekje të agresorit të armatosur që vrau 3 persona dhe plagosi 12 të tjerë, pas një serie të shtënash në qytetin lindor të Francës, Strasburg, mbrëmjen e së martës.

I dyshuari, i cili ka qenë i skeduar nga shërbimet e sigurisë, arriti t’ia mbathte pas shkëmbimit të zjarrit me ushtarë dhe policë të armatosur, por besohet se ka mbetur edhe ai i plagosur.

Të shtënat ndodhën shumë pranë një tregu tejet të populluar Krishtlindjeje, pranë njërit prej shesheve qendrore të qytetit, “Place Kleber”.

Gjashtë prej të plagosurve të së martës thuhet se janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa 6 të tjerë pësuan dëmtime të lehta.

Policia tha se i dyshuari 29-vjeçar është lindur në Strasburg dhe ka qenë i njohur edhe më herët nga shërbimet e sigurisë, duke u klasifikuar si kërcënim potencial terrorist.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme