Avdullah Hoti, më i shkolluari në mesin e liderëve. Ja pasuria e tij

Avdullah Hoti, ish kandidati i LDK – së për kryeministër, aktualisht udhëheqës i grupit parlamentar të kësaj partie, ka studiuar menaxhment dhe informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 1994-1998.

Studimet e magjistraturës (2001-2002) dhe të doktoratës (2003-2007) për ekonomiks i ka përfunduar në Staffordshire University, Britani e Madhe.

Më 2008 është certifikuar nga Staffordshire University për metoda hulumtuese dhe mentorim të studentëve të doktoratës. Në vitin 2008 është zgjedhur Profesor Asistent, ndërkaq më 2012 është zgjedhur profesor i asocuar. Në këtë fakultet ligjëron disa kurse në studimet bachelor, master dhe të doktoratës.

Avdullah Hoti ka 160 mijë euro pasuri. 128 mijë euro kanë kushtuar vetëm banesat e tij. E vetura që vozit, ka vlerën e 5,800 euro.

Hoti ndër të tjera, ka edhe para të kursyera sikur në emrin e tij ashtu edhe të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Siç ka deklaruar ai, merr gjysmë page nga Universiteti i Prishtinës, ku është profesor, pagën si ministër dhe merr pagë nga një Kolegj privat, varësisht prej orëve që ligjëron.

Të hyra të tjera në familjen e tij janë paga e bashkëshortes që punon në KGJK dhe merr para nga një banesë e lëshuar me qira./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme