Avni Llumnica nxirret me dhunë nga Gjykata pasi dënohet me 12 vite burg

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që Avni Llumnica i akuzuar në rastin ‘Syri i Popullit’ të dënohet me 12 vite burg, ky i fundit ka kundërshtuar këtë masë, ndërkaq, policia e ka nxjerrë me dhunë nga seanca, raporton Televizioni T7.

Gjykata Themlore në Prishtinë sot ka marrë vendim për të akuzuarit në rastin Syri i Popullit, ndërkaq, Avni Lluminca sipas këtij vendimi është dënuar me 12 vite burg, Sadri Rambaja me 5 vite, Ragip Sallova 4 vite, Bajrush Konjusha 3 vite, Halim Halimi 3 vite, Rexhep Topllana 2 vite, Behxhet Lluzha 2 vite.

Për Murat Jasharin ndërkaq Gjykata ka vendosur 10 vite trajtim të detyrueshëm psikiatrik. Akuza është refuzuar për Sabit Berishën dhe Lirije Luzhën.

Në rastin “Syri i Popullit” kishin dëshmuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme