Azem Syla ka probleme shëndetësore, dërgohet në QKUK (Foto)

Azem Syla këtë të mërkurë është dërguar në kliniken e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Atje Syla ka kryer disa kontrolla shëndetësore dhe më pas nën përcjelljen e policisë është kthyer në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc të Podujevës.

Këtë lajm e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Ai përmes telefonit ka thënë se nga Syla, është paraqitur kërkesë për kontroll.

“ Ai është dërguar në spital nën precjellje edhe të policisë, gjithçka është bërë me leje të Gjykatës, pasi që i është aprovuar nga Gjykata kërkesa e tij”

Ndërkohë avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka thënë se klienti i tij ka nevojë për trajtim mjekësor.

Sipas Gashit, edhe në kohën kur është bastisur dhe kontrolluar shtëpia e tij në Kizhnarekë të Drenasit, Syla ka qëndruar në Shqipëri për kontrolle mjekësore.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë