Azem Syla lirohet nga paraburgimi

Azem Syla është liruar nga paraburgimi, sipas avokatit të tij.

Tomë Gashi ka konfirmuar për KTV lirimin e Sylës, transmeton Koha.net.

Azem Sylës, bashkë me Nuhi Ukën, Arton Vilën, Hajrullah Berishën, Avni Maxhunin e Sabedin Haxhiun, do të ju duhet që një herë në javë të lajmërohen në stacionin policor, aty ku ata janë me banim të përhershëm apo të përkohshëm.

Pos kësaj, të liruarit nuk guxojnë të flasin mes vete dhe me dëshmitarët në rast.

Ndërsa Ilaz Sylës dhe Ljubisha Vujoviqit nuk i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Syla me një grup prej mbi 60 persona ishte arrestuar për krim të organizuar në lidhje me disa prona në periferi të Prishtinës.