Azizi: Qeveria shovene pranon ndihma nga Serbia, refuzon nga Kosova e Shqipëria

Ky shtet ekziston falë shqiptarëve, kurse shqiptarët mund të jetojnë edhe pa ndihmën e këtij shteti. Këtë duhet ta kuptojnë dyshja VMRO-BDI, ngase sa më herët që e marrin vesh, aq më mirë u bën, ka shkruar në rrjetin e tij social anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa, Adnan Azizi.

Se qeverisja VMRO-BDI është shoviniste dhe raciste, u dëshmua edhe në fatkeqësinë e fundit. Asnjë logjikë e shëndoshë dhe asnjë shpirt njerëzor nuk do të ndante dhimbjen dhe nuk do të ofronte ndihmë dhe solidarizohej vetëm me një bashkësi etnike, por kësaj (keq)qeverisje, i mungojnë shpirti dhe logjika. Ajo që shkakton më shumë indinjatë, është qëndrimi selektiv ndaj ndihmave të vendeve fqinje, duke mirëpritur ndihmat nga Serbia dhe duke penguar dhe refuzuar ndihmat e ofruara nga Shqip,ëria e Kosova. Ky shtet ekziston falë shqiptarëve, kurse shqiptarët mund të jetojnë edhe pa ndihmën e këtij shteti. Këtë duhet ta kuptojnë dyshja VMRO-BDI, ngase sa më herët që e marrin vesh, aq më mirë u bën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme