B92: Baton Haxhiu, “zëri i parë i arsyes në KiM nga 1999-shi”

Shoqata e serbëve të zhvendosur nga Gjakova, përmes një komunikate, ka vlerësuar se “Për herë të parë pas 16 vjetësh po dëgjohet zëri i arsyes nga Kosova e Metohia (KiM)”, duke iu referuar një deklaratë të Baton Haxhiut në emisionin “Slobodno srpski” (Lirisht serbisht) në RTK.

Haxhiu, drejtor i TV Klan Kosova, siç transmeton B92, dje deklaroi se kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila duhej t’u kërkonte falje gjakovarëve të zhvendosur, të cilët u gjuan me gurë natën e Krishtlindjeve, dhe jo t’u bëjë thirrje të mos vijnë në Gjakovë në ditën e lutjeve.

Në emisionin “Slobodno srpski”, që transmetohet përmes “rrjetit serb të televizionit në Kosovë e Metohi”, siç e quajnë Republikën e Kosovës mediet serbe, ai citohet të ketë thënë se ky mesazh ishte “politik dhe një gabim i madh i Mimoza Kusarit”.

“Si deri më tash, serbët nga Gjakova, nuk presin ftesë nga institucionet e Gjakovës për çfarëdo feste fetare. Pse ftesë kur gjakovarët për t’u lutur shkojnë në manastirin e vet dhe për t’i vizituar varrezat e të afërmve të tyre që prehen në qytetin e vet”, theksohet në komunikatën e kryetarit të Shoqatës, Gjokica Stojanoviqit.

© KOHA.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme