Babai i Hakanit, Selmet Sukur, është arrestuar

Pas lëshimit të urdhër arrestit të futbollistit me origjinë shqiptare Hakan Sukur, policia turke ka arrestuar edhe babain dhe i ka konfiskuar pasurinë, raporton agjensia e lajmeve DHA

Babai i Hakanit, Selmet Sukur, është arrestuar pas faljes së namazit të xhumasë.

Nga fotografitë shihet që babi i futbollistit të njohur është arrestuar me lot në sy, derisa i është konfiskuar edhe pasuria lojtarit që thuhet të jetë rreth 50 milionë euro.

 

Hakan Sukur u zgjodh deputet në vitin 2011 për ish partinë e Presidentit Erdogan.

Edhe pse në momentin e grusht shtetit ushtarak, Sukur e kritikoi puçin ushtarak, ai përsëri po akuzohet për lidhje me Gylen. Hakan Sukur jeton në Amerikë. /Express/

 

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë