Bahtiri dënon ashpër thyerjen dhe zjarrvënien në QMF në veri të Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dënon ashpër thyerjen dhe zjarrvënien në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në paralelen e shkollës “Azis Sylejmani” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Bahtiri kërkon nga qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe njëkohësisht ju bënë thirrje organeve gjegjëse që sa më shpejtë t’i identifikojnë dhe dënojnë kryesit e këtyre veprave.

“Rastet e tilla janë të papranueshme, pavarësisht se cilit nacionalitet i takojnë, andaj lus edhe kryetarin e Veriut të Mitrovicës z. Goran Rakiq, që të dënojë këtë rast sepse ngjarjet e tilla e rëndojnë jetën e qytetarëve në veri”, shtoi Bahtiri.

Bahtiri tha se pavarësisht çfarëdo sulmi apo pengese gjatë këtij rrugëtimi, “asgjë nuk do të na ndal që të jemi pranë qytetarëve tonë kudo që të jenë dhe duke ju ofruar shërbime sa më cilësore dhe sa ma afër shtëpive të tyre”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme