Bahtiri: Vetëvendosje më akuzon se iniciativën për bashkimin e Mitrovicës e kam planifikuar me Kadri Veselin

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se shqiptarët në Mitrovicën e Veriut nuk janë trajtuar të barabartë me serbet, prandaj ai ka marrë vendim të bashkojë qytetin e Mitrovicës.

Bahtiri në “Dosier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka thënë se qëllimi i formimit të Mitrovicës së Veriut ka qenë i mirë, që qytetarëve t’u ofrohen shërbime më të mira por kjo nuk ka ndodhur.

“Kërkesa e qytetarëve shqiptarë dhe serbë kanë kërkuar që te kenë një komunë që t’u shërbej atyre. Rakiç nuk e ka bërë këtë me Mitrovicën e Veriut”.

I pari i Mitrovicës ka thënë se nëse nuk do të sjellin qytetarë tjerë nga vende të tjera edhe serbët e veriut të Mitrovicës do të votonin për bashkimin e Mitrovicës.

“Rakiç nuk e do Mitrovicën e bashkuar, ai e do atë pjesë të jetë etnikisht e pastër dhe kjo është në kundërshtim me ligjin”.

Ai ka thënë se nëse MAPL nuk e merr parasysh vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, do të organizohet peticion qytetar në lidhje me bashkimin e Mitrovicës.

“Unë nuk filloj iniciativa e që më pas të ndalem. Do t’i shkoj iniciativës për bashkimin e Mitrovicës deri në fund…Është iniciativë e imja personale. Nuk ka gisht Vetëvendosje në këtë vendim…Vetëvendosje më ka akuzuar se këtë vendim e kam marrë bashkë me Kadri Veselin në kullën e Isa Boletinit, por as kjo nuk është e vërtet. Agim Bahtiri nuk ndikohet nga askush për vendimet që merr”.

Bahtiri ka thënë se ai nuk ka hequr dorë nga organizimi i një koncerti në Mitrovicë ku do të këndojë edhe Shakira, por sipas tij për momentin nuk është koha.

“Shakira do të vij kur të vjen koha. Për momentin nuk janë pjekur kushtet. Kuptohet duhet siguri e madhe për këtë gjë”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme