Bajamet, dikur të rrezikshme e sot të nevojshme

Bajamet kanë lindur të hidhura. Ato që ne jemi mësuar të shijojmë sot, janë produkt i një mutacioni që ka ndodhur gjatë shekujve në mënyrë natyrale, dhe që më pas u seleksionua dhe kultivua nga njeriu, që i bëri të ëmbla.

Sipas hartës gjenetike të bajames, ky frut në gjendje të egër është i hidhur dhe helmues, që vetëm pak kokrra do të rrezikonin seriozisht jetën e njeriut. Arsyeja qëndron pas disa substancave që çlirohen gjatë tretjes, si cianur, që është mjaft toksik.

Ndërkohë që gjatë kultivimit të pemës së bajames ka ndodhur një ndryshim në një gjen dhe një proteinë, që kanë ndalur prodhimin e përbërjeve helmuese natyrale të saj, gjë që solli edhe ëmbëlsimin e frutit.

Sipas shkencës, kultivimi i bajames dhe ndryshimi i saj ka ndodhur rreth 3.000 vjet Para Krishtit, ndërsa disa studiues të tjerë hipotezojnë se ka nisur 12 mijë vjet më parë.

Studimi është kryer falë një bashkëpunimi të Universiteteve të Copenhagenit dhe të Barit dhe është publikuar në revistën prestigjioze ndërkombëtare “Science”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme