Banorët e tri fshatrave shqiptare në veri të indinjuar që Thaçi s’i vizitoi

18 vjet i larguar me dhunë nga shtëpia e tij në Zveçan, tani banor i njëri prej fshatrave të kësaj komune, Haki Kelmendi nuk pati shumë shpresa se presidenti i vendit pas vizitës së tij bërë Ujmanit, do të ndalonte për t’i dëgjuar hallet e banorëve të veriut.

Por, ka të atillë që pritën vizitën e presidentit në këto anë, ani pse një e tillë nuk ndodhi.

Ndërsa, hallet e banorëve shqiptarë të veriut janë të mëdha.

Ka një vit që Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Zhazhë të Mitrovicës është duke punuar fare pa mjekë, me vetëm një teknik duke e bërë të pamundshëm kështu ofrimin e shërbimeve mjekësore për banorët e tri fshatrave të banuar me shqiptarë në veri.

Një ditë më parë, presidenti i vendit pa asnjë lajmërim, i bëri një vizitë të befasishme Ujmanit, duke lundruar në këtë liqen.

Pas kësaj, ai i shoqëruar nga ministrat e tij, piu një kafe në një nga lokalet e serbëve, derisa nuk e pa fare të arsyeshme të vizitonte banorët shqiptarë të veriut.

 

Lini Një Koment