Barça ia cakton çmimin Vidalit

Barcelona është e gatshme t’ia shesë Romës mbrojtësin Aleix Vidal nëse klubi italian ofron 10 milionë euro për të.

Roma është e interesuar për 28-vjeçarin, agjenti i të cilit të mërkurën ka pranuar të ketë biseduar me drejtorin sportiv të klubit italian, Monchin.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Vidal do të transferohej te Roma nëse ofrohen 10 milionë euro për të dhe do të shërbente si mbrojtës për dy krahët.