Barcelona-Fiorentina, gati shkëmbim lojtarësh

Fiorentina i ka ofruar ekipit katalunas sulmuesin e tyre Mario Gomez në këmbim me Cristian Tellon.Reprezentuesi gjerman i cili ishte i huazuar në Beshiktash vitin e kaluar ku edhe u shpall kampion nuk dëshiron të qëndrojë në Turqi për shkak të gjendjes e cila është krijuar atje.

“Violat” i kanë bërë ofertë Barces që t’ia japin Gomezin dhe të marrin Tellon por “Blaugranat” duan 8 milionë euro për futbollistin e tyre e që po duket shumë nga ekipi italian.

Negociatat pritet të vazhdojn në ditët në vijim në mes të dy klubeve dhe pritet që marreveshja të finalizohet pasi Barcelona është në kerkim të një sulmuesi me përvoj që ta shfrytezoj në rast se ndonjeri nga sulmuesit aktual i lëndohet./Indeksonline

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë