Barcelona fiton me vështirësi ndaj Sociedadit

Barcelona ka marrë një fitore të vështirë, por shumë të vlefshme ndaj Real Sociedadit, të cilët i ka mposhtur në udhëtim me rezultat 1-2.

Ekipi i drejtuar nga Ernesto Valverde ka fituar edhe takimin e javës së katërt në La Liga duke marrë maksimumin e pikëve deri më tani.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi mysafirëve katalunas, por ishin vetëm vendasit të cilët shënuan për 1-0 me anë të Aritz Elustondo (12′).

Në pjesën e dytë, Blaugranët arritën të kthehen në lojë dhe pas sulmeve të shumta arritën të gjejnë edhe dy gola.

Ishte sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, i cili shënoi në minutën e 63-të për golin e barazimit 1-1.

Pas këtij goli, Barcelona u trimërua më shumë dhe pas vetëm tre minutave shënoi me anë të Ousmane Dembeles për 1-2 dhe ky doli të jetë rezultat përfundimtar i ndeshjes.

Lini Një Koment