Barcelona në stërvitje, çfarë është duke ndodhur me Valverden?

Ernesto Valverde është nën presion të shkarkimit nga posti i trajnerit të Barcelonës.

Barcelona është duke konsideruar mundësinë e shkarkimit të trajnerit Ernesto Valverde.

Strategu është nën presion pas humbjes nga Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Kurse, mediat katalane raportojnë se sot mund të jetë dita e largimit të tij nga detyra.

“Sport.es” shkruan se me gjithë spekulimet, Valverde aktualisht është duke udhëhequr stërvitjen e Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Mirëpo, drejtuesit e klubit sot kanë caktuar një takim ku pritet të merret një vendim për fatin e tij.

Lini Një Koment