Barcelona nuk heq dorë nga Pogba

Barcelona vazhdon të besojë në transferimin e Paul Pogba. Edhe pse marrëveshja është shumë herë me komplikuar pas mbylljes së afatit kalimtar në Premier Ligë.

Megjithatë, gazeta katalanase El Mundo Deportivo shkruan se “Blaugranat” nuk janë tërhequr nga ideja e transferimit të mesfushorit francez.

Lojtari është i vendosur të largohet nga Manchester United, duke u nxitur edhe nga mosmarrëveshjet me trajnerin Jose Mourinho, transmeton kp.

Megjithatë, tashmë duket e vështirë edhe pse Barça vazhdon të besojë.

Lini Një Koment