Barcelona shet një super futbollist

Munir El Haddadi është i gatshëm të largohet nga Barcelona.

Barcelona është gjithnjë e më afër transferimit të sulmuesit të Valencias, Paco Alcacer.

Por, ardhja e tij në Camp Nou do të sinjalizojë largimin e Munir El Haddadi, raportojnë mediat spanjolle.

El Haddadi – ka bërë disa paraqitje të mira në përgatitje për sezonin e ri – nuk dëshiron të mbetet rezervist i rregullt te Barcelona, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, ai mund të përfshihet në marrëveshjen për blerjen e Alcacer, duke përfunduar në Valencia.