Barcelona ‘vjedh’ përforcimin e Juventusit (FOTO)

Axel Witsel ishte afër transferimit në Juventus në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mesfushori i Zenit St Petersburg prapë konsiderohet si përforcim i ardhshëm i “Bianconerëve” në janar.

Por, “Calciomercato.com” raporton se në garë ka hyrë edhe Barcelona, përcjell lajmi.net.

Kampioni i La Ligës është i gatshëm të fitojë duelin me Juventusin për transferimin e Witselit.

Reprezentuesi belg do të jetë futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, kur do të skadojë kontrata e tij me Zenit St Petersburg.