Barcelona zgjedh sulmuesin nga Serie A (FOTO)

Drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida ka zgjedhur një sulmues, por edhe një portier, të cilët do të dëshironte t’i transferonte në Camp Nou.

Ai ka thënë se sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është futbollisti të cilin ka dëshirë ta sheh duke luajtur për gjigantin katalan.

Por, ai ka befasuar me një emër tjetër.

“Kë dua ta transferoj në Barcelonë? Dybalan”, deklaroi Braida për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

“Por, edhe Gianluigi Buffon”, theksoi ish zyrtari i Milanit.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë