Bardhyl Meta: Vetëvendosje të distancohet nga Boiken Abazi

E martë, 18 Tetor 2016   –   Sakte.net 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, ka kërkuar nga Vetëvendosje të distancohet nga deklaratat e sekretarit për marrëdhënie e me jashtë të këtij subjekti politik, Boiken Abazi.

Meta ka shkruar në Facebook se shpreson dhe beson që udhëheqësit e Vetëvendosjes, do të distancohen nga deklaratat fyese të Abazit.

Postimi i plotë i Metës:

Boiken Abazi, zyrtari i lartë i VV-së – i afërt me Partinë Socialiste të Edi Ramës – nëpërmjet një statusi në Facebook, i ka ofenduar rëndë 2 milionë shqiptarë të Kosovës, kur deklaron, pa i bo syri vërrr’h, se:

“Nëna Kosovë” ka për babë Serbinë!”?,

dhe, vazhdon Boiken Abazi, kuadri udhëheqës, i VV-së:

“Kush thotë, “Unë biri yt Kosovë”, e ka baba Serbinë!!!?

Çfarë të thotë njeriu, pas një ofendimi të tillë, kaq makabër e grotesk, kaq idiotesk e kriminel…!

Si të veprojë vendi dhe shteti ynë, si të veprojë prokuroria e policia, gjyqësia por edhe shoqëria kosovare…!!!?

Është për keqardhje, vërtet – nëse Lëvizja Vetëvendosje, qoftë edhe për një, të vetmen herë e fton në forumet, takimet apo mbledhjet e saj, këtë fundërrinë, qoftëlargun, Boiken Abazi, pas deklaratës në fjalë!

Shpresojë dhe besojë, se vet Albin Kurti, por edhe Visar Ymeri, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu – do të distancohen zëshëm dhe fuqishëm – publikisht, nga ky ofendim Kosovarëve, ndër më të rëndët ndonjëherë…!

p.s. ardhjet e tij në Kosovë, duhet të ndalohen urgjentisht dhe përfundimisht – tash, edhe për shkaqe sigurie – s’besoj të ketë instancë shtetërore, që pas kësaj deklarate, mund të garantojë, se po hyni ky maniak n’Kosovë, do t’dalë që këndej, i tanë…!.