Barte drogë me thasë, arrestohet shqiptari

Një shqiptar dhe tre grekë janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga policia e shtetit fqinj.

Operacioni u zhvillua në zonën e Kozanit, në Greqi, teksa lënda narkotike po transportohej me një makinë.

Brenda në makinën e cila drejtohej nga një 25-vjeçar grek, ndodhej edhe një shqiptar i moshës 32-vjeçare.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 17 thasë dhe kishte një peshë prej 208 kilogramë kanabis sativa.

Krahas shqiptarit dhe grekut u arrestuan edhe dy persona të tjerë, të cilët lëviznin me një mjet tjetër dhe që shërbenin si garantues për rrugën e trafikimit.

Ndërkohë nga verifikimet e kryera, rezultoi se 32-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Selanikut, për grabitje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme