Basha siguron Dulen: Pakti me PDIU nuk cënon interesat e minoritetit grek

Pas takimit 60 minutash me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi ku u zyrtarizua edhe bashkëpunimi mes tyre, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar për mediat se afrimi i kësaj force politike nuk pengon interesat e minoritetit grek.

“Froni i bashkuar nuk drejtohet nga asnjë forcë, por është platforma e duhur për të përfaqësuar interesat e të gjitha partive të opozitës. PD është platforma më parimore e avancimit të çështjeve parimore. Bashkëpunimi me PDIU nuk drejtohet kundër interesave të minoriteti grek, pro është vlerë e shtuar për të kontribuar realisht dhe racionalisht në avancimin e standardeve të PD, duke përfshirë dhe PDIU. Ky është qëndrimi që kam ndarë dhe me PBDNJ”, tha Basha.

Lini Një Koment