Bashkëshortet e bardhezinjve janë spektakli i vërtetë i Juventus

Mungon shumë pak nga ndeshja e madhe që do të luhet mbrëmjen e sotme në “Allianz Stadium” mes Juventus dhe Inter. Një sfidë që premton të dhurojë spektakël në fushë, teksa jashtë saj e gjithë vëmendja do të jetë për partneret e lojtarëve bardhezinj, që sot do të jenë gati të mrekullojnë të gjithë të pranishmit me bukurinë e tyre.

DANIELA

Daniela Machado i është bashkuar “wags”-ave bardhezi verën e kaluar. Ajo është një modele portugeze 21-vjeçare, e fejuar me talentin e Juventus, Joa Cancelo. Bukuroshja e ka ndjekur atë në Milano, kur luante tek Inter. Këtë vit është transferuar në Torino për të qëndruar afër Joao-s së saj.

MARINA

Një tjetër mrekulli. Një bukuri dehëse, në gjendje të trullosë këdo: ajo është Marina Luczenko dhe është partnerja e portierit të Juventus, Szczesny.

SABATINI

Nga bukuria e Marina-s te “Joya bardhezi”: ajo është Oriana Sabatini dhe është e fejuara e mrekullueshme e Paulo Dybala. Edhe këtu është e vështirë të mos dehesh nga gjithë kjo bukuri.

RAMOS

Louise Ramos është gruaja bukuroshe e Douglas Costa. Format e saj nuk janë më një mister për juventinët, por mbrëmjen e sotme ajo do të kërkojë diçka më shumë: të fitojë sfidën e bukurisë me rivalet e saj.

MARIA

Maria Cataleya është e fejuara hisorike e Emre Can, mesfushori i Juventus dhe i kombëtares gjermane. Një vajzë shumë e bukur, siç tregojnë disa imazhe të gjetura në internet, por që preferon të mos shfaqet shumë në publik.

Lini Një Koment