BDI – konfuze, BESA – e palëkundur, VMRO – agresive, LSDM – e pasigurtë

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev pas takimit me Komisionerin Evropian, Johannes Hahn tha se, Hahn ka kërkuar që sa më shpejtë të formohet Qeveria.

Ai ka thënë se ka qëndrim pozitiv për platformën e partive politike shqiptare, por se qëndrimin përfundimtar do ta bëj publik pasi që ta fitojë mandatin për formin e qeverisë.
Zaev tha se deri tani Ali Ahmeti, nuk i ka kërkuar materiale me shkrim, gjegjësisht dokument të nënshkruar për pranimin e platformës, por nëse e kërkon një gjë të tillë Zaev tha se do ta bëjë.

Ali Ahmeti ka qenë më konfuz me deklarimet e tij. Ai nuk ka mundur të anashkalojë partinë fituese, VMRO – DPMNE’në me të cilën ka bërë të ditur se ende është duke i vazhduar bisedimet.

“Paralelisht bisedojmë edhe me liderët e VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së, ndërsa vendimin përfundimtar do ta sjell kryesia qendrore pasi që LSDM të na kthej përgjigje se a i pranon kërkesat e platformës tonë. është shumë normale që të bisedoj edhe me Nikolla Gruevskin pasi që jemi partner koalicion më shumë se 10 vjet”, ka thënë Ahmeti.

Deputeti dhe nënkryetari i Lëvizjes “Besa”, Afrim Gashi, pas takimit me komisionerin evropian, Johannes Hahn tha se në takim është biseduar se si sa më shpejt Maqedonia të dalë nga kriza dyvjeçare politike.

Ai theksoi “Besa” është e gatshme t’i japë nënshkrimet e deputetëve të saj me qëllim që kreu i LSDM-së Zoran Zaev të fitojë mandatin për formimin e qeverisë nga presidenti Ivanov, por në rast se vjen deri te formim i qeverisë ata përsëri do të bisedojë se do të jenë ose jo pjesë e saj.

Ziadin Sela, nga ana tjetër, nuk e ka përjashtua koalicionin e mundshëm me LSDM.  49 deputet plus 3 nuk bëjn 61, por në rast se Zaev ka 59 mandate atëher do mund të bisedonim me ta, ka thënë Sela duke lënë të nënkuptohet se qeveria do të varet nga pozicionimi i 10 deputetëve të BDI – së.

Ndërkohë, VMRO – DPMNE ka bërë të ditur se nuk do të lejojë që dikush t’ua merr legjitimitetin e Qeverisë, duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë edhe revoltë popullore nga votuesit e tyre.

Analistët në këto rrethana të krijuara politike i kanë dhënë gjasa më shumë formimit të një qeverie gjithpërfshirëse teknike, sesa një qeverie me funkcion politik./Sakte.net