BDI u përgjysmua sepse i munguan dy “kolosët” e saj, Musa Xhaferri dhe Abdylaqim Ademi

Disa ekspertë konsiderojnë se humbja e BDI – së në këto zgjedhje kur u përgjysmua numri i votuesve dhe i mandateve të kësaj partie ndërlidhet me mungesën e dy figurave qendrore të kësaj partie, Musa Xhaferri dhe Abdylaqim Ademi. Shkaku i aferave të shumta me të cilat u përballën këta dy protagonistë, ata nuk mundën të kontribuuojnë për partinë e tyre mjaftueshëm. Gjë që reflektoi edhe në rezultatin përfundimtar kur BDI doli përgjysmë me më pak vota sesa në të kaluarën kur këta dy “kolosë” të BDI – së, Ademi dhe Xhaferri jepnin kontributin për partinë e tyre./Sakte.net