BE-ja përkrah vendimin e agjencisë për akreditim, thotë se prioritet i tyre në Kosovë mbetet arsimi

Bashkimi Evropian ka përkrahur vendimin e agjencisë për Akreditim.

Përmes një publikimi në facebook, Bashkimi Evropian thotë se arsimi në Kosovë, mbetet prioritet i tyre.

“Përmirësimi i arsimit në Kosovë është absolutisht i domosdoshëm”, thuhet aty, transmeton Koha.net.

Zyra e BE-së ka publikuar edhe një deklaratë, siç thuhet aty, lidhur me debatin mbi vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

“Më 15 korrik, Këshilli Shtetëror i Cilësisë mori vendim për ndalimin e akreditimit në tri Universitete publike dhe katër kolegje private. Ky vendim do të ketë ndikim në regjistrimin e studentëve për vitin e ardhshëm akademik. Ne e kuptojmë që këto universitete do të vazhdojnë të funksionojnë dhe që studentët e regjistruar tashmë do të vazhdojnë pa ndërprerje me vitin e ardhshëm akademik. Ky vendim ishte i vështirë por i drejtë dhe në përputhje me mandatin e Agjencisë për të siguruar arsimin më cilësor”, thuhet në publikimin e tyre.

BE-ja, thuhet tutje, mbështet fuqishëm rolin dhe pavarësinë e agjencisë së akreditimit në Kosovë.

“Vendimet e saj duhet të respektohen nga të gjithë aktorët e interesuar, në veçanti në nivel politik. Ajo që është në rrezik është qëllimi i arritjes së një kualiteti më të lartë të arsimit të lartë për të gjithë studentët në Kosovë. Ky vendim, me shpresë do të hapë rrugën për këto universitete për të përmirësuar cilësinë e performancës së tyre dhe shërbimet e tyre për studentët. BE-ja është angazhuar për shumë vite në një arsimim më cilësor dhe do të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën në të ardhmen”, thuhet tutje.

Kujtojmë se KShC në mbledhjen e 74-t vendosi në favor të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan që t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020. Me këtë vendim Universiteti Publik i Mitrovicës, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme