Befasohet kampioni Cleveland Cavaliers (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë në botë për basketboll.

Befasinë më të madhe të mesnatës e ka shkaktuar Memphis Grizzlies duke e mposhtur kampionin Cleveland Cavaliers.

Me yjet LeBron James, Kyrie Irving dhe Kevin Love që u pushuan, Grizzlies arriti të triumfoi me rezultat 93:85, transmeton Telegrafi.

Te Cavs basketbollisti më i mirë ishte rezervisti James Jones me 15 pikë, i cili u pasua prej Kay Felder me 14 sosh.

Te Grizzlies Vince Carter ishte më i miri me 20 pikë, ndërsa Marc Gasol regjistroi ‘double-double’ me 17 pikë dhe 11 kërcime.

Pas kësaj, Cavaliers ka 18 fitore kundrejt gjashtë humbjeve, ndërsa Grizzliesat regjistruan fitoren e 18 dhe kanë nëntë humbje. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Los Angeles Clippers 113:108 Orlando Magic

Toronto Raptors 123:114 Philadelpiha 76ers

Charlotte Hornets 106:109 Washington Wizards

Indiana Pacers 89:95 Miami Heat

Los Angeles Lakers 97:107 Brooklyn Nets

Sacramento Kings 98:132 Houston Rockets

Detroit Pistons 95:85 Dallas Mavericks

Oklahoma City Thunder 89:109 Utah Jazz

Boston Celtics 101:108 San Antonio Spurs