Bejtush Gashi liron postin, ‘njeriu’ i Labinot Tahirit e merr detyrën si ministër

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka dorëzuar detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, tashmë të emëruarit të ri në këtë detyrë Ekrem Mustafa.


Deputeti i AKR’së, Labinot Tahiri ka arritur që t’i kërkesat e tij që Ferizaji të ketë një ministër në Qeverinë Haradinaj të ndodhë sot edhe zyrtarisht nga kryeministri Haradinaj.

Emërimin në këtë pozitë e ka marrë mbrëmë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kështu duke e zëvendësuar me ish-ministrin Bejtush Gashi, që u shkarkua gjatë ditës së djeshme nga partia e tij AKR me arsyen se kishte një performancë të dobët.

Gazeta Metro ka njoftuar edhe gjatë ditës së djeshme se vendin e Bejtush Gashit do ta zë Ekrem Mustafa, pasi deputeti Tahiri, prej kohësh kishte kërkuar që kontributi i tij në AKR të dëmshpërblehej me hise në qeverinë Haradinaj. Në një rast ai edhe kishte kërcënuar me largim nga AKR, por më pas ishte bërë pishman duke u tërhequr.

AKR e cila ka vetëm dy deputetë në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahirin dhe Islam Pacollin, ka një hise të madhe në Qeveri, duke drejtuar me katër ministri, atë të Punëve të Jashtme që e drejton Behgjet Pacolli, të Brendshmen që do të udhëhiqet nga Ekrem Mustafa, atë të Mjedisit e cila po drejtohet nga Fatmir Matoshi, dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik që e drejton Valdrin Lluka, shkruan gazetametro.net.

Ministrinë e Brendshme, në të cilën deri tani janë shkarkuar dy ministra, Flamur Sefaj e Bejtush Gashi.

Ndërsa, ministri Bejtush Gashi u lirua sot nga detyra, me kërkesë të AKR’së. Në AKR thonë se ai u shkarkua shkaku i performancës së tij të dobët.

Para tij, mandatin nuk kishte mundur ta përfundonte as ministri Flamur Sefaj, të cilin e kishte shkarkuar kryeministri Haradinaj, shkaku i arrestimit të shtetasve turq, të akuzuar në Turqi për terrorizëm, si pjesë e grupit Gylenist.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme