Belgjika nuk do ta lejojë Januzajn t’i bashkohet Kosovës

Trajneri i kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, planifikon të aktivizoj Adnan Januzajn.


Siç ka mësuar Gazeta Metro nga burimet e saj tek Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), Kosova ka lënë derën e hapur për Januzajn që të bashkohet në Përfaqsuesen tonë, por 22 vjeçari heziton të tregoj përgjigje për të ardhmen e tij nëse dëshiron që të luaj për Kosovën apo jo, por Belgjika duket se nuk ka ndërmend ta lë atë ta pranoj ftesën e FFK’së sepse dëshirojnë lojtarin për vete.

Martinez ka pranuar që ka përcjellur me vëmendje shqiptarin që luan tek Sunderland dhe ka fituar përshtypje që ai mund të jetë i vlefshëm për Belgjikën.

“Ai ka shumë talent dhe është një lojtar që mund të bëjë diferencën. Në kombëtare nuk kemi asnjë fantazist që luan me të majtën, Januzaj mund të jetë shumë i rëndësishmë për kombëtaren”, theksoi trajneri.

Januzaj në ndeshjen e fundit të Sunderland që përfundoi me fitore prej 4-0, dha dy asistime.