Bëni kujdes në këto periudha të lidhjes pasi mund t’ju tradhtojnë

Tradhtia në një marrëdhënie është dhe fenomeni më shqetësues për të gjithë. Tradhëtia do të mbetet gjithmonë tabu, por kjo nuk i ndal të pabesët që t’i tradhtojnë partnerët.

Një studim i realizuar së fundmi ka dalë në një konkluzion të përgjithshëm se kur janë më të prirur tradhtitë nga partnerët, shkruan Living

Siç duket, personat e moshës 18 deri në 30 vjeç janë më të prirur ta përfundojnë lidhjen si pasojë e mërzisë pas 10 muajve, ndërsa 22 përqind ndahen për shkak se ndonjëri nga ata ka tradhtuar në këtë fazë.

Rreth 40 përqind e beqarëve britanikë nën moshën 30 vjeç duket se mërziten në lidhje vetëm pas 10 muajve së bashku me dikë.

Momenti që mund të shfaqet tradhtia në një çift është pikërisht në fazën kur dashuria fillon të shuhet dhe të mos ketë më ndjesi pozitive në raport me partnerin.

Pra ky është shkaktari më i madh se përse ndahen personat e moshës 18 deri në 30 vjeç. Por studimi gjithashtu ka zbuluar se përveç se 22 përqind të çifteve ndahen pasi njëri tradhton, 31 për qind e çifteve ndahen për shkak se nuk ka mjaftueshëm besueshmëri në lidhje.

Sa i përket arsyes se përse tradhtojnë njerëzit, një ekspert ka treguar se problemet në shtëpi janë shkaktari kryesor që i nxitë njerëzit të tradhtojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme