Beogradi kërkon që Kosova ta fusë Serbinë në Kushtetutën e saj

Kërkesave që Serbia ta heqë Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj, zyrtari serb Gjuriq u është përgjigjur se është më mirë që Kosova ta fusë në Kushtetutën e saj Serbinë, transmeton Koha.net.

As që bëhet fjalë për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës së Serbisë, thotë Beogradi zyrtar pasi që ministrja kosovare Edita Tahiri ka deklaruar se nga Serbia është kërkuar që të hiqet preambula në të cilën Kosova trajtohet pjesë e Serbisë.

Ky qëndrim ka aktualizuar pyetjen nëse dy palët mund të negociojnë, të arrijnë marrëveshje e të zbatojnë zgjidhje krahas preambulës, e cila, siç është dëshmuar deri më tash, e bllokon normalizimin e plotë të marrëdhënieve, konstaton REL, emisioni në gjuhën serbe.

Ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, në një intervistë për këtë medium, transmeton Koha.net, ka thënë se “marrëdhëniet e Kosovës e të Serbisë nuk mund të normalizohen me Kushtetutën e tashme të Serbisë, e cila Kosovën e parasheh territor të vetin. Pos kushteve për marrëdhënie të mira ndër fqinjësore, Serbia ka po ashtu kapitullin 35 që kërkon diçka të tillë. Në këtë kuptim, është me rëndësi arritja e një marrëveshjeje që do të ishte juridikisht e detyrueshme në fazat e ardhshme e për fillim, kemi kërkuar se është koha që Serbia, nga Kushtetuta e vet, pra nga preambula, ta heqë Kosovën”.

“Sa më shumë t’i afrohemi BE-së, kjo do të ndodhë, e ajo që tani është krejtësisht e sigurt, është se Serbia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së pa njohjen e Kosovës” citon rel të ketë thënë Tahiri ”

Nga Beogradi, as kësaj radhe, nuk ka munguar retorika e ashpër.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka vlerësuar, në një deklaratë për RTS-në se “se Prishtina do të duhej që në Kushtetutën krahinore sa më parë ta fusë Serbinë pasi kjo është mënyra e vetme që të jetë e përfaqësuar në bashkësinë ndërkombëtare.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë