Beqiri: Edhe i vdekur Rugova po i pengon kriminelët

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, përmes një postimi në Facebookm, e ka dënuar, siç ka shkruar ai, “ashpër kriminal”, transmeton Koha.net.

Beqiri ka shtuar se “edhe i vdekur Rugova po i pengon kriminelët” ndërsa ka kërkuar që me këtë akt të merret policia.

Shefi i parlamentarëve të LDK-së ka shkruar:

“Te nderuar qytetar,sot ne ambientet e Kuvendit te Kosoves ndodhi nje akt kriminal.Nga nje qytetar bandit u hoq fotografia e Presidentit Historik Ibrahim .Rugova.

Kete ak kriminal e denojme ashper.
Me ate veprim kriminal te merren organet e drejtesise.
Edhe i vdekur,ai po i pengon kriminelet, por vepra e tij do te jete e perjetshme. Krenar per ju e me ju President Ibrahim Rugova.”

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë