Berati e shpall “Qytetare nderi” presidenten kroate Grabar-Kitaroviq

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq u shpall sot qytetare nderi e qytetit të Beratit.

Në mbledhjen e zhvilluar sot Këshilli bashkiak i këtij qyteti miratoi dhënien e titullit “qytetare nderi” presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Presidentja Grabar-Kitaroviq nis sot vizitën zyrtare në vendin tonë me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ajo do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti Meta, kryeministri, Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me kryetarin e partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme