Berisha po shpreson të festojë ndaj ish-përfaqësueses së tij

Basketbollistët Dardan Berisha e Erjon Kastrati janë plot motiv në prag të ndeshjeve të radhës eliminatore për Botërorin 2019 në Kinë, kundër Polonisë dhe Lituanisë. Dhe këtë motiv e gjejnë tek ajo se befasitë janë pjesë e sportit.

Të dy pranojnë se rivalët janë favoritë në këto ndeshje, por shpresojnë në ditë të mbarë, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesja e Kosovës të hënën mbrëma është grumbulluar në qytetin Torun të Polonisë, kurse të martën ka filluar me stërvitjet për ndeshjen që e luan të premten (23 shkurt, 19:00) në Wloclawek. Tri ditë pas duelit me Poloninë, Kosova do të jetë mysafire e Përfaqësueses së Lituanisë. Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit C, të cilit i prin Lituania me katër pikë, e përcjellë nga Polonia dhe Hungaria me nga tri, derisa Kosova është e fundit me dy pikë nga dy humbje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).