Bernabeu i ri gati të bëhet realitet

Real Madridi është i gatshëm ta rinovojë stadiumin Santiago Bernabeu dhe këtë plan do t’ia prezantojë edhe bordit të klubit të dielën. Në këtë takim, do të diskutohen vendimet sa i përket buxhetit për këtë projekt.

Buxheti pritet të jetë mjaft i madh pasi që drejtuesit e klubit dëshirojnë ta rrisin kapacitetin e klubit aq sa ta bëjnë të ngjashëm me stadiumin e ri të Tottenhamit. Përveç ulëseve të reja, Real Madridi do ta rinovojë edhe brendinë e stadiumit, si dhomat e zhveshjes për lojtarë.

Los Blancos kanë qenë duke punuar që një kohë të gjatë prapa skenave për t’u siguruar që ky projekt të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe tani pritet që plani financiar të aprovohet edhe nga bordi i drejtorëve.

Pas aprovimit nga ky bord, projekti duhet të licencohet nga Këshilli i Qytetit të Real Madridit dhe kontraktuesit të cilët do ta mbikëqyrin punën tashmë janë kontaktuar nga Real Madridi.

Marrja e lejes nga Këshilli i Qytetit nuk pritet të jetë problem për Real Madridit, dhe ky rinovim pritet të përfundojë dikur në tetor. Çmimi për këtë projekt do të jetë rreth 400 milionë euro, megjithatë klubi ende nuk ka arritur të gjejë sponsorë.

 

Lini Një Koment