Bernard Kouchner: Franca është pro korrigjimit të kufijve

Ish kryeadministratori i UNMIK-ut në Kosovë nga viti 1999 deri më 2001, Bernard Kouchner, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Indeksonline.

Ndër të tjera, Kouchner ka thënë se Franca është pro shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, nëse dy shtetet janë në pajtim për këtë.

Diplomati francez ka bërë thirrje për paqe mes dy shteteve duke thënë se pa paqe nuk mund të arrihet asgjë.

“Qëndrimi i Francës tanimë është shprehur. Ne nuk e kundërshtojmë këtë shkëmbim nëse dy qeveritë janë në pajtim dhe nëse dy popujt janë në pajtim. Ne mund tu themi atyre pa paqe nuk mund të rregullohet asgjë, dhe me paqe mund të rregullohet me paqe e edhe shkëmbimi i territoreve”, ka thënë Kouchner.

 

 

Lini Një Koment