BESA: BDI, ata që po keqtrjatohen janë shqiptarë!

Lëvizja Besa ka kritikuar qasjen e BDI-së në lidhjen me dhunën ndaj të arrestuarve në rastin ”Lagjja e Trimave”.

”Besa konstaton se edhe në këtë proces gjyqësor kemi mosrespektim të kushteve elementare për gjykim nga ana e gjykatës, shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut, por edhe mostransparencë të skajshme rreth provave të Prokurorisë Publike, që janë dëshmi se në Republikën e Maqedonisë sistemi gjyqësor është skajshmërisht i politizuar dhe është thellë i kapur nga partitë në pushtet. Me këtë rast Besa edhe një herë konstaton se gjendja në sferën e gjyqësisë duhet të pësojë ndryshime rrënjësore në drejtim të funksionimit të gjykatave në shërbim të drejtësisë në vend dhe ato të mos bëhen mjet i politikanëve për interesat e tyre në politika ditore.” shkruajnë nga Besa për këtë rast.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme