BESA godet ashpër LSDM’në

Anëtari i kryesisë së Lëvizje Besa, juristi Blerim Sejdiu është shfaqur mjaft i zëshëm kohëve të fundit lidhur me parregullsitë në listat zgjedhore në të cilat është evidentuar sidomos mohimi i të drejtës së votës për mërgimtarët shqiptar dhe për votuesit potencial të Lëvizjes BESA,
Kësaj radhe, Sejdiu ka sulmuar ashpër edhe partinë opozitare maqedonase, LSDM’në e Zoran Zaev, e cila ishte pjesë e marrëveshjes parazgjedhore bashkë me partitë e tjera parlamentare.

“Pyesim edhe LSDM-në: ku u tretën 200.000 votuesit fantomë, për të cilët fliste ajo, dhe a thua vallë ajo i humbi zgjedhjet për shkak të këtyre 40.000 votuesve shqiptarë, që sot fshihen nga lista zgjedhore? Apo halli i saj gjatë gjithë kohës ka qenë ardhja në pushtet? Ku mbetën vlerat demokratike që ajo promovonte? Ku ngeli e gjithë ajo zhurmë?”, ka shkruar Sejdiu në rrjetin e tij social.

Përndryshe, kjo është edhe goditja e parë e BESË-s në adresë të partisë opozitare maqedonase, gjë që ka çuar sinjalin se BESA nuk i konsideron ata me asgjë më ndryshe nga VMRO-DPMNE kur në pyetje janë interesat e shqiptarëve.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë