Besiktas dhe Galatasaray rivalitet për sigurimin e Mërgim Mavrajt

Mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj me paraqitjet e mira te skuadra gjermane e Kolnit ka rënë në sy të shumë agjentëve të klubeve të ndryshme të Evropës.

Në ndjekje të lojtarit shqiptar janë edhe dy gjigantët turk Besiktas dhe Galatasarayt.

Besiktas ka probleme të mëdha në fazën e mbrojtjes ndërsa Galatasaray ka shfaqur mangësi në këtë repart dhe do të mundohen që këto dobësi t’i mbulojnë me mbrojtësin shqiptar.

Te dyja klubet janë të gatshme të ndajnë një pagë prej 1.3 milion euro për 30-vjeçarin, shkruan Geissblog Koln.

Kujtojmë se Mavraj ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën gjermane dhe është i lirë në qershor të vitit të ardhshëm./a.m.