Biden do të vizitojë Turqinë

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden në periudhën 22 deri më 25 gusht, në njërën prej këtyre datave do të vizitojë Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, Biden në periudhën e lartpërmendur do të qëndrojë në Letoni, Turqi dhe Suedi.

Ai gjatë vizitës në Turqi do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan si dhe kryeministrin Binali Yıldırım me të cilët do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe SHBA-ve.

Mediat botërore theksojnë se Biden në Turqi duhet të qëndrojë më 24 gusht.