Biden: Vërtetë më pëlqen Atifete Jahjaga

Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden gjatë ceremonisë të emërimit të rrugës për djalin e tij, në magjistralen Ferizaj-Gjilan, ka falënderuar gjithë të pranishmit për pjesëmarrje.

Mirëpo, ai ka veçuar një person. Bëhet fjalë për ish-presidenten e Republikës, Atifete Jahaga, për të cilën Biden dha disa komplimente, shkruan Indeksonline

“Ish-presidentja Jahjaga, të gjithë jeni shumë të mirë por ajo duket shumë më mirë se ju dhe vërtetë e pëlqejë. Faleminderit që keni ardhur në zyrën time për të më treguar për këtë ide të cilën e pëlqejë shumë”, ka thënë numri dy i Amerikës.

Vlen të theksohet se para disa muajsh, Jahjaga sa ishte duke marrë pjesë në një takim me presidentet e rajonit në Kroaci, kishte marrë mbështetje të madhe nga zv.presidenti amerikan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme