Bie nga sistemi një bllok i Termocentralit Kosova B

Përmes një kumtese KESCO informon se në mbrëmë në mesnatë ka dalë nga sistemi njësia B2 e Termocentralit Kosova B. Kjo njësi prodhon më tepër se 30 për qind të tërë prodhimit vendor prandaj çdo ndalje e paplanifikuar e saj shkakton probleme afatshkurtra në furnizim.

Vetëm dy njësi të Termocentralit Kosova A janë në operim të cilat po prodhojnë rreth 260 megavatë/orë.

Sipas kumtesës, KESCO ka reaguar dhe ka siguruar sasinë që e mbulon deficitin ndërmjet konsumit dhe prodhimit.

Në këto rrethana, për një kohë të shkurtër konsumatorët mund të kenë reduktime minimale të energjisë elektrike.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë