Big Mama feston ditëlindjen, a e dini sa vjeç bën këngëtarja?

Që kur është pjesë e industrisë muzikore shqiptare, Big Mama ka ditur se si të fitojë zemrën e publikut shqiptar.

E nëse dikur njihej për format e saj të bëshme trupore, dy vitet e fundit këngëtarja e famshme ka pësuar një transformim rrënjësor pas kryerjes së një operacioni për ngushtimin e stomakut dhe tashmë miqtë e quajnë me shaka seksi Mama dhe ajo duket disa vite më e re në moshë.

Megjithatë, moshën e vërtetë Big Mama e ka zbuluar ditën e djeshme, kur ka festuar edhe ditëlindjen.

Siç ka lënë të kuptohet nëpërmjet tullumbaceve festive, këngëtarja ka mbushur 32 vjeç.