Bilall Kasami synon fuqizimin e bashkësive lokale (FOTO)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin sot zhvilloi një takim miqësor me udhëheqësin e bashkësisë lokale të fshatit Reçicë e Madhe me ç’rast u njoftua për së afërmi me nevojat dhe kërkesat e banorëve të kësaj ane.

Qëllimi i këtij takimi ishte fillimi i bashkëpunimit me bashkësitë lokale dhe krijimi i parakushteve që ato të ofrojnë shërbime dhe ndihmesë sa më efikase për banorët e zonave përkatëse.

Me këtë rast, kryetari Kasami pasi vizitoi ndërmarrjet e vogla deklaroi se lehtësirat e të bërit biznes dhe parakushtet krijohen vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë midis insitucioneve dhe bashkësive lokale, respektivisht banorëve që e mirëpritën dhe e përshëndetën një iniciativë të këtillë të kryetarit Kasami.

Lini Një Koment