Biznesmeni turk rrëfen se si organizata e Gylenit ia shkatërroi biznesin ngaqë nuk financoi shkollat e tyre

Biznesmeni Asim Kalelioğlu, i dyshuar si pjesëtar i oragnizatës FETO, ka rrëfyer se si u bë pjesë e këtij rrjeti dhe cilat mekanizma ka përdorur kjo organizatë ndaj tij, raportojnë mediat turke, transmeton portali Sakte.net

Në mesin e njerëzve të fuqishëm të biznesit që u arrestuan në Turqi është edhe Asim Kalelioglu, punëdhnës i 5 mijë njerëzve në firmën USASH.

“Në vitin 2011 kisha një njoftim për një kontrollë të financave të firmës. Më pas filloi kampanja e shpifjeve. Nuk arrija të kuptojë se çfarë ndodhte. Thuhej se shes mallin pa fakturë dhe se shmangi detyrimet shtetërore. Kisha marrëdhënie të mira me Hazim Seslin për shkak të bashkëpunimit tregtar. Ai më prezantoi me Cemaletin B. Imam i kësaj ane. Kërakuan nga unë 14 mijë dollarë për investime në shkollat e Afrikës së Jugut. Un nuk deshta tua jap paratë. Hazim Sesli ishte kandidat për deputet në parlament dhe nga unë kërkoi përkrahje. Iu përgjigja se nuk e miratojë hyrjen e tij në politikë. Ai u zemërua në mua por për shkak të marrëdhënieve tona tregtare nuk bëri zë. Në këtë periudhë shkova në Irak me qëllim të investimeve. Me telefon më njoftuan se xhandarmaria e kishte rrethuar kompaninë. I bënë kontrollet, morrën kompjuterët. Një prej inspektorëve të kontrollit më kërcënoi me fjalët se do të më ngarkojnë me veprën e trafikimit”, rrëfen Asim Kalelioglu.

Në këtë kohë, sipas tij, ishte shfaqur një ushtarak i pensionuar që i kishte thënë se kjo punë mund të zgjidhet përmes Vesel E.

“Kërkova ndihmë nga ata. Një person më rekomandoi që djali im të bëhet pjesë e TUSKON. Djali u anëtarsua. Nuk e kuptoja se bëheshin lojëra me mua. Më pas, një gazetë lokale publikoi lajm me titull se financoj terroristët dhe ishte tepër vonë kur e kuptova se çfarë loje ishte luajtur me mua”, shprehet ai.

Pas këtij lajmi, biznesmeni rrëfen se bankat ia ndaluan kreditë, ndërsa më pas vunë duar mbi mallrat dhe makineritë e tij duke e shkatërruar karrierën e tij tregtare gjë që ndikoi në largimin e 5.000 punëtorëve nga puna, ndërsa rezultoi edhe me arrestimin e biznesmenit turk.

E, i gjithë ky skenar sipas tij, ndodhi ngaqë ai nuk pranoi që të jepte para për shkollat e Fetullah Gulenit./Sakte.net