Bllokohen pesë tonë kokainë, sasia më e madhe në historinë e këtij vendi

Policia në Kosta Rika ka bërë sekuestrimin më të madh të drogave të paligjshme në historinë e vendit, duke gjetur më shumë se pesë tonë kokainë në një anije transporti mallrash.

Droga ishte fshehur në një ngarkesë me lule të drejtuar për në Hollandë raportoi agjensia e lajmeve AFP.

Një i dyshuar është arrestuar. Ai është një 46-vjeçar nga Kosta Rika.

Kur autoritetet kontrolluan një anije transporti të dyshimtë të shtunën, ata zbuluan 202 valixhe që përmbanin gjithsej 5,048 pako kokainë që peshonin rreth 1 kg secila, raporton AFP.

Amerika Qendrore është një nga rrugët kryesore për kartelet që lëvizin drogë nga Amerika e Jugut në SHBA dhe Evropë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme